GazetaMax
Kuriozitete

Barcelona arkëton pikë të plota ndaj Mallorcas

Barcelona ka regjistruar fitore prej 2-1 përballë Mallorcas në Camp Nou, në ndeshjen e javës së 34 në La Liga.
Një harkim fantastik të Jordi Albas e pranoi Memphis Depay dhe e dërgoi topin në rrjetë (25’), ndërsa ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Në gjysmën e dytë, Sergio Busquets reagoi më mirë duke pranuar një top në vijë të zonës, krijoi hapësirë dhe e dyfishoi epërsinë (54’).
Në minutën e 73-të, Ferran Torres e futi topin në rrjetë, mirëpo festa u ndërpre dhe pas konsultimit të VAR-it, goli u anulua për pozitë jashtë loje.
(Foto: Twitter/FC barcelona)
Antonio Raillo e ngushtoi rezultatin në minutën e 79-të duke bërë që Blaugranët të ishin më të kujdesshëm në minutat e fundit.
Vedat Muriqi i mungoi skuadrës mysafire në këtë takim, sepse duhej të pushonte për shkak të kartonëve të verdhë.
Objektivi i Barcelonës është sigurimi i një vendi në Ligën e Kampionëve për në sezonin e ardhshëm, duke qenë se Real Madridi e ka mbyllur çështjen e titullit.
Mallorca do ta vazhdojë garën për mbijetesë në katër xhirot e mbetura, pasi që ka vetëm një pikë më shumë se Granada që ndodhet në zonën e rrezikut për të rënë nga liga.

Related posts

Ka përfunduar afati kalimtar në FBK

Gazeta Max

Roma dhe PSG avancojnë në bisedime për Wijnaldum

Gazeta Max

Lajm “bombë”, ky lojtar do ta zëvendësojë Ibrahimovicin te Milan

Gazeta Max