GazetaMax
Kuriozitete

Barcelona pritet të arkëtojë 320 milionë euro javën tjetër

Joan Laporta po vazhdon tentimet për ta nxjerrë Barcën nga kriza ekonomike.
Skuadra e Barcelonës është në një krizë ekonomike, por kjo nuk po e pengon që të bëjë lëvizje në merkato.
Madje, Barca po punon edhe në marrëveshje që nuk lidhen me fushën e blertë. Si pasojë e tyre, katalanët pritet të arkëtojnë 320 milionë euro javën tjetër.
Nga Spanja raportojnë se Barca do të aktivizojë levën e dytë ekonomike, me ‘Sixht Street’ që do të jetë përsëri partner.
Kjo marrëveshje është ajo që i siguron 320 milionë eurot. Presidenti i Barcës, Joan Laporta dëshiron që marrëveshja të nënshkruhet javën tjetër.
Barcelona ndërkohë po punon për transferimin e Raphinha, Robert Lewandowski e Jules Kounde.

Related posts

Ten Hag mrekullohet nga talenti i United, çuditet pse nuk ka pasur më shumë minuta

Gazeta Max

Kampioni Azis Salihu diagnostikohet me sëmundjen e rëndë

Gazeta Max

Festa e ‘çmendur’ e futbollistëve të Realit pas triumfit në gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt

Gazeta Max