GazetaMax
Lajme

Bartësi i listës së Këshilltarëve të koalicionit AKI në Tearcë, Zemri Idrizi prezanton platformën e re zyrtare të komunikimit me qytetarët

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për komunën e Tearcës, Zemri Idrizi, ka prezantuar sot platformën e re zyrtare të komunikimit me qytetarët – zemriidrizi.com

Kjo faqe synon të afrojë qytetarët me ekipin fitues të AKI-së në Tearcë, duke krijuar një hapësirë të hapur për bashkëbisedim, ide dhe propozime konkrete për zhvillimin e komunës.

“Qëllimi ynë është i qartë – të dëgjojmë zërin e qytetarëve dhe të fuqizojmë Komunën e Tearcës si vend ku vendimet merren bashkë me ta,” – theksoi Idrizi.

Platforma përfshin edhe një rubrikë të veçantë për parashtrimin e pyetjeve, ideve dhe mesazheve për kandidatët për Këshillin e Komunës së Tearcës, duke mundësuar komunikim të drejtpërdrejtë dhe transparent me qytetarët.

“Bashkë për Tearcën n’❤️ 4️⃣✅️”
#AleancaKombëtarepërIntegrim #Tearca #ZemriIdrizi

https://www.facebook.com/share/p/1F4rBvRMyV/

Related posts

Sot përfundon thirrja e Qytetit të Shkupit për linjat 9, 11 dhe 12

Gazeta Max

Aktivitetet e Lëvizjes Besa postohen edhe në faqen e protestave të banorëve të Pallçishtit?

Gazeta Max

Protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 14 shtator në Hagë

Gazeta Max