GazetaMax
Lajme

Bartësi i listës së Këshilltarëve të Vlen në Butel, Behar Rexhepi organizoi kafe të përbashkët me përfaqësues të komunitetit boshnjak nga fusha të ndryshme të jetës publike

Për nder të 28 Shtatorit – Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve, sot në Butel patëm kënaqësinë të organizojmë një kafe të përbashkët me përfaqësues të komunitetit boshnjak nga fusha të ndryshme të jetës publike.

Si bartës liste i Koalicionit VLEN për Komunën e Butelit, së bashku me kandidatët për këshilltarë në Komunën e Butelit, Usein Ramadani, Albesa Raman dhe të tjerë përfaqësues të listës sonë, si dhe me kandidaten për këshilltare në Qytetin e Shkupit, Rejhane Ramadani, ishim nikoqirë të këtij takimi miqësor dhe konstruktiv.

Gjatë bisedës, theksuam rëndësinë e njohjes dhe respektimit të të drejtave të komunitetit boshnjak si pjesë e pandarë e shoqërisë sonë, dhe riafirmuam zotimin tonë për një Butel gjithëpërfshirës, ku secili qytetar ka hapësirë të zhvillohet dhe të kontribuojë në mënyrë të barabartë.

Këto takime nuk janë vetëm shprehje respekti, por edhe një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe unitetit mes të gjitha komuniteteve në vendin tonë.

Related posts

Enver Pajaziti po tenton të bëhet “Papa” i Bërvenicës, po kandidon për mandat të katërt!

Gazeta Max

Mexhiti: Problemi i qenve endacak nuk është kompetencë e komunës së Çairit, Bujar Osmani nuk e njeh as vendin ku kandidon

Gazeta Max

Filipçe: VMRO solli kaos, koha është për liderë të përgjegjshëm e të pavarur, mbështetje për Kaja Shukovën

Gazeta Max