GazetaMax
Lajme

Bashkim Ramosaj: Adem Haxhosaj mbetet simbol i sakrificës për Kosovën

Në Deçan sot u mbajt një ceremoni komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e komandant Adem Haxhosajt, një prej luftëtarëve më të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në mesin e shumë qytetarëve, bashkëluftëtarëve, familjarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve, u kujtua kontributi i tij i jashtëzakonshëm për lirinë e vendit.

Ademi ishte ndër të parët që iu bashkua radhëve të UÇK-së, duke u dalluar si luftëtar i guximshëm, atdhetar i përkushtuar dhe njeri me vlera të larta. Pas luftës, ai vazhdoi t’i shërbente Kosovës në radhët e Ushtrisë së Kosovës, duke dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj Atdheut.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha:

“Sot, në mesin e shumë qytetarëve, bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve të institucioneve dhe familjarëve, u mbajt mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e Komandant Adem Haxhosaj, një prej luftëtarëve më të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ademi ishte ndër të parët që iu bashkua radhëve të UÇK-së. Luftëtar i guximshëm, atdhetar i përkushtuar dhe njeri me vlera të larta, ai e vazhdoi shërbimin ndaj Atdheut edhe pas luftës, në radhët e Ushtrisë së Kosovës. Jeta dhe veprimtaria e tij janë shembull i sakrificës dhe dashurisë për vendin. Ngushëllime të sinqerta familjes Haxhosaj, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që patën nderin ta njohin. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!!”

Komandant Adem Haxhosaj do të kujtohet përgjithmonë si një figurë e respektuar e historisë së luftës dhe lirisë, ndërsa veprimtaria e tij mbetet frymëzim për brezat e ardhshëm.

Related posts

Paraburgim për shkupjanin që vrau nënën dhe gjyshen

Gazeta Max

Mbahet seanca gjyqësore për rastin “Banjska”

Gazeta Max

Dorëzohen 17.650 dokumente udhëtimi për qytetarët jashtë Maqedonisë, vetëm në Bern 2.445

Gazeta Max