GazetaMax
Lajme

Bashkim Ramosaj: Belegu dhe Ledina me mbështetje të fuqishme për AAK-në dhe numrin 174

Në një atmosferë të ngrohtë dhe të mbushur me entuziazëm, banorët e Belegut dhe Ledinës shprehën sonte përkrahjen e tyre të fuqishme për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe numrin 174.

Kryetari i Komunës së Deçanit dhe kandidati për mandat të ri, Bashkim Ramosaj, falënderoi nga zemra qytetarët për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që po i japin punës së tij dhe ekipit.

“Mirënjohje e veçantë për besimin ndaj meje si kryetar dhe ndaj kandidatëve për Asamble, Afrim Demhasaj, Armend Loshaj dhe Sadri Zukaj. Do të jemi bashkë gjithmonë!”, u shpreh Ramosaj.

Ai theksoi se Aleanca ka dëshmuar me vepra se është në shërbim të qytetarëve dhe se fitorja më 12 tetor do të jetë garanci për vazhdimin e projekteve zhvillimore në çdo cep të komunës.

👉 “#FLASIMmePUNË dhe do të vazhdojmë të dëshmojmë me punë për qytetarët tanë”, përfundoi Ramosaj, duke theksuar se bashkë me ekipin është i vendosur ta çojë përpara vizionin për një Deçan edhe më të zhvilluar.

Related posts

Komisioni për zgjedhje dhe emërime diskuton për propozimet për gjykatës kushtetues

Gazeta Max

Rritja e çmimit të derivateve, shtrenjton shërbimet

Gazeta Max

Vdekja e presidentit, qeveria e Iranit mbledhje urgjente

Gazeta Max