Në Drenoc, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dëshmoi edhe një herë përkrahjen e fuqishme të qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 12 tetorit. Kandidati për kryetar të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, u mirëprit me entuziazëm nga banorët, të cilët rikonfirmuan mbështetjen e tyre për listën nr. 174.
Në fjalën e tij, Ramosaj falënderoi përzemërsisht qytetarët për besimin dhe vullnetin e madh, duke theksuar se kjo përkrahje do të shndërrohet në një fitore të bindshme në ditën e zgjedhjeve.
“Faleminderit për besimin dhe për vullnetin e madh që kjo përkrahje të rikonfirmohet edhe më fuqishëm më 12 tetor, ndaj Aleancës, ndaj meje si kryetar dhe ndaj Adriatik Alaj si anëtar i Kuvendit Komunal me numrin 20,” u shpreh Ramosaj.
Ai shtoi se mesazhi i Drenocit është i qartë: qytetarët janë të vendosur për të mbështetur Aleancën dhe për të kurorëzuar fitoren e saj më 12 tetor.
“Faleminderit nga zemra, Drenoc!”, tha Ramosaj, duke nënvizuar se Aleanca është e përkushtuar të flasë me punë dhe të sjellë ndryshime të prekshme për qytetarët.
https://www.facebook.com/share/p/1B4KMuxwB8/