GazetaMax
Lajme

Bashkim Ramosaj nderohet me titullin “Mirënjohja e Tropojës”

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, është nderuar sot me titullin “Mirënjohja e Tropojës” nga Kryetari i Bashkisë së Tropojës, z. Rexhë Byberi.

Ky vlerësim iu dha si shenjë mirënjohjeje për kujdesin dhe mbështetjen e vazhdueshme që Ramosaj u ka ofruar qytetarëve të Tropojës që jetojnë dhe veprojnë në Komunën e Deçanit.

“Ky çmim për mua është një vlerësim i madh dhe një përgjegjësi edhe më e madhe për të vazhduar këtë lidhje të ngushtë vëllazërore që na bashkon. Falënderoj z. Byberi dhe të gjithë qytetarët e Tropojës për respektin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë që e kemi ndërtuar me vite”, u shpreh Ramosaj.

Ky akt vlerësimi forcon edhe më shumë marrëdhëniet vëllazërore mes Tropojës dhe Deçanit, duke dëshmuar për bashkëpunimin dhe respektin reciprok ndër vite.

https://www.facebook.com/share/p/17KkhzJ1Rd/

Related posts

Politika progresive agrare dhe reforma të forta bujqësore për prodhim vendor më të madh dhe konkurrues

Gazeta Max

Beqiri: Taravari nuk bashkon, ai kontaminon çdo projekt politik që prek!

Gazeta Max

Gjysëm vjetori i dytë do fillojë më 23 Janar

Gazeta Max