GazetaMax
Lajme

Bashkim Ramosaj nesër nis zyrtarisht fushatën: Të bashkuar për fitore më 12 Tetor

Me një ftesë të hapur dhe plot entuziazëm drejtuar qytetarëve, aktivistëve dhe strukturave të Aleancës për Shqiptarët, kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës, Bashkim Ramosaj, ka paralajmëruar hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 12 Tetorit.

Ceremonia do të mbahet të premten, më 13 shtator, në ora 13:00, dhe pritet të shënojë një fillim dinamik të angazhimit politik për ndryshime të reja në nivel lokal.

“Të nderuar qytetarë, të respektuar anëtarë, simpatizantë, aktivistë e struktura drejtuese të Aleancës, ju ftoj të jemi së bashku në hapjen zyrtare të fushatës,” – shkruan Ramosaj në postimin e tij publik, duke theksuar rëndësinë e mobilizimit dhe unitetit në këtë proces.

Ky takim shënon startin e një periudhe vendimtare për komunën, ku platforma, vizioni dhe angazhimet e Ramosajt do të prezantohen para qytetarëve, me synimin për të ndërtuar një Zhelinë më funksionale, më transparente dhe më të zhvilluar.

Fushata pritet të fokusohet në tema kyçe si zhvillimi rural, infrastruktura, arsimi, digjitalizimi i shërbimeve komunale dhe përfshirja aktive e të rinjve dhe diasporës në proceset vendimmarrëse.

Related posts

Është i nevojshëm konsensus për çështjen e integrimit në BE

Gazeta Max

Futet në shtetrrethim qyteti ukrainas ku gjendet termocentrali më i madh bërthamor në Europë

Gazeta Max

Uji në Tetovë ka erë dhe shije të çuditshme, kompetentët thonë se është i sigurtë për pije

Gazeta Max