Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Ramosaj, sonte qëndroi në Gllogjan, së bashku me Gjeneralin Daut Haradinaj, në vendlindjen e tij, të cilin e quajti simbol të heroizmit dhe frymëzimit për breza të tërë.
“Vendi ku u frymëzuan me ideal e shpirt liridashës breza të tërë, vazhdon edhe sot të jetë burim motivimi e vendosmërie në rrugën tonë të shtetndërtimit dhe të punëve të mira për vendin”, theksoi Ramosaj.
Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e madhe të qytetarëve, duke falënderuar edhe për përkrahjen që po i jepet kandidatit për Kuvend Komunal, Mustafë Selmanaj.
“Siç kemi qenë, do të jemi bashkë gjithmonë”, u shpreh Ramosaj, duke shtuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbetet e vendosur të vazhdojë me punë konkrete për të ardhmen e vendit.
https://www.facebook.com/share/p/1BNiHe4hE1/