GazetaMax
Lajme

Bashkim Ramosaj prezanton Sami Cacaj, bartësin e listës së AAK-së për Kuvendin komunal të Deçanit

Në një tubim elektoral të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në qytetin e Deçanit, kandidati për kryetar komune dhe ish-kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, prezantoi zyrtarisht Sami Cacajn si kandidat për Kuvendin Komunal në kuadër të listës fituese të AAK-së.

Sami Cacaj, i cili mban numrin 23️⃣ në listën zgjedhore, është aktualisht Nënkryetar i Komunës së Deçanit dhe njëherazi kryetar i degës së AAK-së për qytetin e Deçanit.

Ramosaj, duke e quajtur “mik e bashkëluftëtar”, theksoi se Cacaj përfaqëson vlerat më të larta të përkushtimit qytetar dhe kombëtar. Ai rikujtoi kontributin e hershëm të Cacajt në lëvizjen për liri si student dhe më pas si pjesëtar i radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Samiu është vëlla i dëshmorit Nagip Cacaj, një emër i nderuar që, së bashku me shumë dëshmorë dhe luftëtarë, u bë gurthemel i lirisë dhe pavarësisë sonë,” – u shpreh Ramosaj.

Ai vlerësoi maturinë, afërsinë me qytetarët dhe komunikimin e hapur që e kanë karakterizuar Sami Cacajn në të gjitha funksionet publike që ka ushtruar. Sipas tij, Cacaj ka qenë gjithmonë një derë e hapur për qytetarët dhe një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të Deçanit.

“Për mua si kryetar, për Aleancën dhe për qytetin e Deçanit, është nder dhe privilegj që Sami Cacaj është pjesë e listës fituese të AAK-së,” – shtoi Ramosaj, duke i uruar suksese në garën për mandatin e ardhshëm.

Zgjedhjet lokale në Deçan priten të jenë një garë e fortë, me AAK-në që synon rikthimin në drejtimin e komunës përmes kandidaturës së Bashkim Ramosajt.

Related posts

Domi: Qeveria e Re e Maqedonisë mike e Putinit dhe Vuçiçit (VIDEO)

Gazeta Max

Mickoski: Nuk ka 80 deputetë të cilët e mbështesin politikën e kësaj Qeveria

Gazeta Max

Vëzhgim i punimeve ndërtimore në TS 400/110 kV Ohër – një pikë kyçe për lidhjen dhe stabilitetin energjetik

Gazeta Max