GazetaMax
Lajme

Bashkim Ramosaj pritet ngrohtësisht në Belle: Investimet në infrastrukturë dhe turizëm po e kthejnë fshatin në qendër tërheqëse

Kandidati i AAK-së, Bashkim Ramosaj, u prit me respekt nga banorët e fshatit Belle, një prej vendbanimeve më të vjetra të komunës. Në vizitën e tij, Ramosaj vlerësoi angazhimin e deritanishëm për ta shndërruar Belle-n në një prej destinacioneve më atraktive të turizmit në mbarë trojet shqiptare.

Ai tha se përgjatë mandatit aktual është realizuar një pjesë e konsiderueshme e infrastrukturës rrugore në fshat, ndërsa punimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e plotë të projekteve.

Sipas tij, elektrifikimi i fshatit po ashtu do të finalizohet në tërësi, duke krijuar kushte më të mira për jetesë dhe zhvillim ekonomik.

Ramosaj shprehu mirënjohje për mikpritjen e banorëve:

“Faleminderit nga zemra për mikpritjen e ngrohtë në truallin e familjes së Smajl Demushit (vëllezërit Ahmetaj) dhe për mbështetjen tuaj të sinqertë nga çdo familje. Jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe bashkë do të vazhdojmë!”

Ai përfundoi se puna konkrete dhe besimi i ndërsjellë mbeten garancia e këtij partneriteti me qytetarët.

https://www.facebook.com/share/p/1BkWhNuYr2/

Related posts

Politikanët shqiptarë me komplekse, takohen vetëm ku janë prezent edhe politikanët maqedonas!

Gazeta Max

Bëhuni gati! Ana, Arta dhe Anisa vijnë me hitin e radhës

Gazeta Max

Taravari kërkon DAP ose Doganat dhe kushtëzon Kovaçevskin për hyrje në Qeveri

Gazeta Max