Në Komunën e Deçanit u mbajt një takim madhështor me punëtorët e arsimit, ku morën pjesë arsimtarë, drejtues institucionesh, donatorë, prindër dhe bashkëpunëtorë të shumtë.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e palodhur dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të mësimdhënësve në formimin e brezave të rinj.
“Me zemër plot mirënjohje, i falënderojmë të gjithë për punën e palodhshme, përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe ndikimin e tyre të çmuar në rrugëtimin arsimor të fëmijëve tanë. Sot, nderuam ata që çdo ditë na nderojnë me punën e tyre”, u shpreh Ramosaj.
Ky takim ishte një moment i veçantë për të vlerësuar dhe nderuar rolin e mësuesve dhe punëtorëve të arsimit në zhvillimin e shoqërisë dhe për të rikujtuar rëndësinë e bashkëpunimit mes shkollës, familjes dhe institucioneve lokale.
https://www.facebook.com/share/p/1B5KLhTnYb/