Edhe pse në orët e vona, Bashkim Ramosaj vazhdon takimet me qytetarët në gjithë komunën e Deçanit, duke marrë entuziazëm dhe përkrahje të jashtëzakonshme për Aleancën Kombëtare për Integrim (AAK), programin dhe listën e kandidatëve.
Vendbanimet si Pobërgja dhe Prapaqani shprehën edhe një herë mbështetjen e tyre të madhe për numrin fitues 174, duke i dhënë një mesazh besimi ndaj Ramosajt si kandidat për kryetar dhe Alberina Lokajt për Asamble.
“Faleminderit Pobërgjë për besimin tuaj, dhe faleminderit nga zemra Prapaqan! Do të jemi bashkë si gjithmonë! Më 12 tetor do të festojmë fitoren tonë të madhe,” tha Ramosaj.
https://www.facebook.com/Bashkim.Ramosaj74/posts/pfbid0iJWRSAU54hdPtWP9F8qKV3bwerbpSzhVasMvQcAbzbwN9HM7sKAa4ARYa53kCCu4l