Bashkimi është mposhtur nga Valmiera me rezultat 85:77 në kuadër të FIBA Europe Cup.
Prizrenasit ishin në epërsi pothuajse gjatë gjithë pjesës së parë, por nuk arritën të ruanin të njëjtin ritëm në pjesën e dytë të takimit.
Shannon Shorter me 17 pikë dhe 6 asistime ishte më efikasi te Bashkimi.
Në përballjen e parë mes këtyre dy skuadrave, të zhvilluar në Prizren, Bashkimi kishte triumfuar me rezultat 79:77.
Dy ndeshjet e radhës për Bashkimin do të jenë ndaj skuadrës angleze Manchester. Më 18 nëntor luan në Prizren, ndërsa më 2 dhjetor në Angli.
Burimi: botasot.info
