GazetaMax
Lajme

Bastisje në Zajaz, kapen armë dhe municione

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, në Zajaz të Kërçovës kanë gjetur armë dhe municione, përcjell TV21. Nga MPB thonë se kanë arrestuar dy persona.

“Më 18.08.2025, rreth orës 23:10 në fshatin Zajaz të Kërçovës, policia arrestoi F.Z. (81) dhe Sh.Z. (50), të dy nga Zajazi. Pas një denoncimi se Sh.Z. kishte kërcënuar bashkëshorten e tij, policët, me pëlqimin e tyre, hynë në shtëpinë e familjes dhe kryen bastisje. Gjatë kontrollit, tek Sh.Z. u gjetën fishekë dhe një pistoletë plastike, ndërsa tek F.Z. u sekuestruan një pistoletë dhe 38 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Të dy personat u dërguan në stacion policor dhe pas sqarimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.

Related posts

Zëvendëskryeministri Bislimi udhëton sot për në Bruksel për t’u takuar me Lajçakun

Gazeta Max

Dita e dytë e vizitës së punës së Gençovskës, dënime për djegien e Qendrës së kulturës “Ivan Mijallov” në Manastir

Gazeta Max

Hartimi i Planit të Ri kombëtar për Menaxhimin me Kualitet 2023 -2025

Gazeta Max