GazetaMax
Adrenaline

Bayern Munich dorëzohet për Haland

Haaland është përtej mundësive financiare të Bayernit.
Bayern Munichu është njëri prej klubeve që ka shprehur interesim për Erling Haaland, së bashku me Manchester City e Real Madrid, si kandidatë potencialë.
Kampioni i Bundesligas akoma nuk i ka nisur bisedimet për rinovim me Robert Lewandowskin, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2023.
Sulmuesi polak së fundmi është lidhur me një me një kalim te Barcelona, pasi nuk është i kënaqur me qëndrimin që kanë bavarezët në raport me zgjatjen e qëndrimit të tij në Allianz Arena.
Ndërkohë, shefi ekzekutiv i Bayernit, Oliver Kahn, ka pranuar se transferimi i sulmuesit të Borussia Dortmund është përtej mundësive financiare të klubit gjerman.
“Ai (Haaland) është një sulmues i shkëlqyer dhe lojtar shumë tërheqës për të ardhmen, por është përtej mundësive tona financiare. Këto janë dimensione financiare që janë përtej imagjinatës tonë”, ka deklaruar Kahn për programin e Sport1, Doppelpass.
Ndërsa duke folur për Lewandowskin, portieri legjendar është shprehur: “Duam që ai të qëndrojë te Bayerni sa më gjatë që është e mundur. Megjithatë, Bayerni ka kaluar përmes dy viteve të vështira dhe ka vuajtur si rezultat i pandemisë. Janë në pyetje edhe aspektet ekonomike”.

Related posts

Ten Hag i lumtur që punon me Jadon Sanchon: Është një lojtar i shkëlqyer

Gazetamax.mk

Capello thotë se Liverpool ka sulmin më argëtues në Evropë

Gazetamax.mk

Sevilla zyrtarizon Tanguyn nga Bayerni

Gazetamax.mk