GazetaMax
Lajme

Begajt takohet me lordin britanik, Peach: Të ulim influencën e aktorëve dashakeqës në Ballkan

Podgoricë, 20 maj – Pas pjesëmarrjes në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Malit të Zi, kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj është takuar me të Ngarkuarin e Posaçëm të qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach.

“Në qendër të takimit ishin zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe nevoja e krijimit të një fryme të re bashkëpunimi, me synim minimizimin maksimal të propogandës dhe influencës së aktorëve të tretë dashakeqës ndaj zhvillimeve euroatlantike të vendeve të rajonit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidenti Begaj vlerësoi rolin aktiv të qeverisë britanike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe angazhimin personal të Lord Peach në këtë drejtim, krahas kontributit të të dërguarve të posaçëm amerikanë dhe të Bashkimit Evropian.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe tek efektet negative që ka prodhuar lufta në Ukrainë për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, shkruhet më tej në njoftimin e Presidencës.

Related posts

Emilija Rexhepi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit nga komunitetet jo serbe

Gazeta Max

Tërmet në pjesën juglindore të Maqedonisë

Gazeta Max

Nerashti përfiton projekte të rëndësishme nga Komuna e Tearcës – investime prej 130 mijë eurosh

Gazeta Max