“Të kam xhan e më ke xhan” kështu quhet kënga më e re ardhur nga artisti Bekim Ibrahimi. Tashmë ai ka vulosur edhe emrin e tij jo vetëm si këngëtar por edhe tekstshkrues dhe muzikant pasi edhe ky projekt ka si autor vetë atë, ndërsa orkestrimi dhe masterizimi i këngës është realizuar nga Rinor Ukimeri. Klipi është mjaft interesant realizuar nga Artfabe me figurante Deda, dhe artisti zgjedh gjithmonë vende të bukura në Shqipëri dhe Kosovë pë ti realizuar videoklipet megjithëse vjen nga një vend i bukur siç është Zvicra aty dhe ku jeton. Kjo këngë ka temën e dashurisë dhe vjen nga stili krejt ndryshe nga këngët e tjera nga ai. Bekimi ka sprovuar veten edhe në rol duke ia dalë ti japë për herë të parë motorrit në klip, dhe ja ka dalë bukur. Kënga po ecën mjaft mirë ndërsa Bekimi gjithmonë është falenderues për fansat dhe ndjekësit e tij që janë të shumtë e rriten çdo ditë. Ne ju ftojmë ta klikoni dhe ta ndiqni këtë këngë dhe klipin më poshtë.