GazetaMax
Lajme

Bekim Sali: Pas vetes po lëmë projekte për të cilat do të mburremi tërë jetën, do të mbetem në shërbimin e qytetarëve

Bekim Sali pas përfundimit të mandatit njëvjeçar si ministër i Shëndetësisë në rrjetin social facebook, ka falënderuar kryetarin e partisë Alternativa, Afrim Gashi dhe gjithë atarët tjerë për mundësinë e dhënë që ai të jetë në krye të ministrisë së Shëndetësisë. Sali, ka thënë se për këtë një vit, ata do të mbahen mend për punën e bërë, transparencën dhe sukseset e arritura.

“Ne e morëm Ministrinë e Shëndetësisë pas letargjisë së pandemisë dhe pas trazimit të Ministrisë, që kishte ndodhur pas fatkeqësisë në Spitalin e Tetovës. Ndonëse gjetëm në zbrazëti institucionale, ne për një vit kemi lënë pas vetes projekte me të cilat unë do të mburrem gjithmonë, por besoj se edhe mjekët, pacientët e qytetarët do t’i vlerësojnë. Këtu nuk po i radhis, sepse nuk është vendi, por besoj se kur një pacient në Spitalin e Tetovës do ta gjejë specialistin në spitalin e qytetit të tij, një pacient i Ohrit do ta bëjë diagnostifikimin në vendin e tij dhe një pacient i Shkupit do ta gjejë shërbimin në pikën më të afërt spitalore dhe për këtë do të jenë të lumtur, ne do të jemi të përmbushur se kemi lënë një gjurmë në këtë resor”, ka shkruar Sali.

Ai ka thënë se në këtë rrugë ka patur plot sfida, sulme të motivuara politikisht, ekonomikisht dhe tjera. Megjithatë, shkruan Sali, ai nuk ka pasur kohën të merret me këto por se do të vijë koha kur edhe ata do ta marrin përgjigjen e tyre.

“Sepse e drejta vonon, por nuk harron. Duke besuar se jeta jonë është një udhëtim dhe një mundësi, unë e falënderoj Zotin që ma dha ketë mundësi të shërbej dhe lutem që këtë detyrë ta kem kryer me sukses e dinjitet.

Meqë, siç e kam thënë edhe më parë, për mua nuk është me rëndësi pozita, sepse krejt kjo është shërbim për qytetarët, unë do të vazhdoj të shërbej dhe të ndihmoj aq sa di, aq sa mundem dhe aq sa kam fuqi për të mirën e qytetarëve. Sigurisht, qytetarët janë ata që e vlerësojnë punën tonë.

Bekimi ka qenë shërbëtor edhe kur ka qenë ministër dhe do të mbetet shërbëtor edhe kur nuk është ministër. Gjithmonë në shërbimin tuaj!”, ka shkruar Bekim Sali.

Related posts

Dita e Evropës solli në Ohër shkëlqimin e Ansamblit shqiptar të RMV

Gazetamax.mk

Sulmet e hakerëve, ekspertët: Çështja e sigurisë të meret në dorë nga persona kompetent

Gazetamax.mk

A qëndron e shkarkuara Sofijanova pas sulmit ndaj Bekim Sali?

Gazetamax.mk