GazetaMax
Lajme

Bekteshi: Qytetarët të jenë të qetë për çmimin e energjisë elektrike

Shkup, 12 Dhjetor – Qytetarët të jenë të qetë për çmimin e energjisë elektrike, Qeveria po kujdeset që, barra e krizës energjetike të mos jetë mbi kurrizin e qytetarëve. Furnizimi 24 orësh me energji elektrike dhe furnizimi i rregullt me ​​energji termike do të sigurohet deri në fund të sezonit të ngrohjes në qytetin e Shkupit dhe nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë termike. Këtë e theksoi Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin 24 Analiza në Televizionin 24.

“Informacioni se TVSH-ja do të rritet në 10% është i saktë. Dhe duhet të informojmë qytetarët se 5% ishte një masë e qeverisë që synonte përballimin e krizës energjetike dhe tani sipas përllogaritjeve të reja ka vend që të kthehet në 10%, pa ndikuar në çmimin e energjisë elektrike për familjet. dhe për konsumatorët e vegjël. Pothuajse të gjitha objektet e shtetit janë aktualisht në funksion. E gjithë kjo na jep hapësirë ​​për të bërë kalkulime shtesë si ekip energjetik dhe gjatë ditës së nesërme do të kemi takime ku do të vendosim për çmimet që duhet t’i ofrojë EMV-ja furnizuesit universal në këtë rast EVN Home për shpërndarjen e energjisë elektrike dhe MEPSO-s”, tha ministri Bekteshi.

Sipas ministrit, bllok-tarifat e reja që u futën janë një qasje e drejtë dhe korrekte për përballimin e krizës energjetike dhe veçanërisht për mënyrën se si barra nuk është tërësisht mbi ata që kanë më shumë nevojë si shtet.

Ministri tha se në të njëjtën kohë po bëhen investime në ndërtimin e kapaciteteve nga burimet e rinovueshme të energjisë si asnjëherë më parë.

“Deri në vitin 2019 në vendin tonë janë instaluar jo më shumë se 19 megavat termocentrale fotovoltaike, sot janë mbi 100 megavat. Nga të cilat 80 megavat janë funksionale, deri në fund të prillit do të jenë mbi 250 megavat. Dhe le të bëjnë një krahasim dhe dallim qytetarët, kush e zbatoi agjendën e gjelbër që u miratua si zhvillim në pjesën e strategjisë energjetike dhe çfarë u bë përkohësisht, dhe çfarë po bëhet tani në pjesën e agjendës së gjelbër dhe në atë pjesë e atij skenari që është përcaktuar tashmë nga Qeveria dhe nga publiku ekspert në vendin tonë”, tha ministri.

Në pjesën e pritjeve të Qeverisë për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë pasi kompanitë nga sektori ushqimor filluan të furnizohen me energji elektrike të subvencionuar, ministri tha se tashmë ka filluar trendi i uljes së çmimeve.

“Tashmë ka filluar ulja e çmimeve, kemi njoftuar se do të jetë nga 7 në 12-13% për produktet që janë të përcaktuara me vendimin e Qeverisë për marzhin. Tashmë në vazhdimësi po vërejmë se ka një rënie dhe ky trend duhet të vazhdojë”, tha ministri.

Related posts

Çfarë thotë Stejt Departmenti për liritë fetare në Maqedoni? Flet për BFI-në dhe Kishën Ortodokse

Gazetamax.mk

6 milionë denarë për rrjetin sekondar të ujësjellësit në Trebosh, Sulejmani: Përkujdesemi për përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës së Zhelinës

Gazetamax.mk

Tupançevski: Slovenia do na ndihmojë në rrugën europiane

Gazetamax.mk