Bruksel, 23 Janar – Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në Bruksel realizoi takim bilateral me eurokomesaren e Energjetikës e Bashkimit Evropian, Kadri Simpson.
Në takimin ishte e pranishme edhe sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu – Halili dhe ambasadori i misionit të Maqedonisë së Veriut në BE, Zulfi Ismaili
Temë kryesore në takimin ishte mbështetja që Bashkimi Evropian ia jep Maqedonisë së Veriut për përballje me krizën energjetike, masat që i ndërmerr vendi ynë në pjesën e sigurimit të furnizimit me energjensa, si dhe rritja e pavarësisë nga gazi rus.
Ministri Bekteshi iu falënderua Bashkimit Evropian për mbështetjen financiare prej 80 milionë euro për përballje me krizën energjetike që janë siguruar për Maqedoninë e Veriut.
Transheja e parë prej 72 milionë euro ose 90% të mbështetjes financiare pritet të paguhet më së voni në gjysmën e parë të muajit shkurt, ndërsa siç informoi ministri Bekteshi këto para janë të dedikuara për masat për mbështetje të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël për përballje me krizën energjetike.
Një pjesë e masave që janë parashikuar me këto mjete, siç u shpreh ministri Bekteshi, janë të dedikuara për subvencione të qytetarëve për llogaritë e energjisë elektrike, mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për mirëmbajtjen e vazhdimësisë së biznesit, si dhe për investime të shtetit për tranzicionin energjetik, burimet e ripërtërishme të energjisë dhe efikasitetit energjetik.
Ministri Bekteshi e informoi eurokomesaren se nga fillimi i vitit pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për rritjen e sasive të gazsjellësit mes dy vendeve u hap mundësia që vendi të furnizohet me gaz prej disa burimeve me çka është ulur varshmëria nga gazi rus.
Në këtë drejtim, siç tregoi Bekteshi sivjet do të fillojë ndërtimi i Interkonektorit për gaz me Greqinë me çka tërësisht do të mundësohet diversifikim për furnizimin e vendit me gaz prej më shumë burimeve.
Ministri informoi se në mënyrë të shpejtuar janë duke u realizuar investime në burime të ripërtërishme të energjisë, para së gjithash në centrale fotovoltaike. Për dallim nga e kaluara kur në vend ishin ndërtuar centrale fotovoltaike me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 17 megavatëve, tani në gjashtë vitet e fundit janë ndërtuar ose janë në fazë të ndërtimit centrale fotovoltaike me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 250 megavatëve.
Ministri, po ashtu, tha se me qëllim të përballjes me krizën energjetike, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ishte në mesin e vendeve të para në rajon që kanë ndërmarrë masa për mbrojtjen e qytetarëve.
Me qëllim që të rritet prodhimtaria vendore, e me këtë edhe qytetarët edhe kompanitë që furnizohen nga tregu i rregulluar të marrin çmim më të ulët, gjatë vitit 2021 janë paguar 86 milionë euro, derisa 203 milionë euro gjatë vitit 2022, respektivisht gjithsej 289 milionë euro në dy vitet. Përveç kësaj, në mënyrë që qytetarët dhe ekonomia të mbrohen nga kjo krizë, janë miratuar dy pako kundër krizës në vlerë prej mbi 760 milionë euro.
Për vitin 2023 në buxhetin në program të veçantë të parashikuara për përballje me krizën energjetike dhe për masa për mbështetje janë parashikuar gjithsej 225 milionë euro.