GazetaMax
Ballina

Beqaria vret më shumë se mbipesha, thotë studimi

“Vetmia është më vdekjeprurëse se mbipesha dhe duhet të konsiderohet si rrezik për shëndetin publik”, thotë rezultati i studimit të kryer nga një grup ekspertësh në SHBA.
Sipas tyre, njerëzit me më pak lidhje shoqërore kanë 50% më shumë gjasa të vdesin më herët, në krahasim me të tjerët.
Shkencëtarët shqyrtuan 218 studime të ndryshme mbi vetminë dhe izolimin shoqëror, dhe zbuluan se dëmi që i sjellin shëndetit është më i lartë se ai që shkaktohet nga mbipesha.
Dr. Julianne Holt-Lunstad, profesoreshë te fakulteti i psikologjisë në universitetin Brigham Young, SHBA, e cila drejtoi studimin, tha se “lidhjet shoqërore konsiderohen si nevojë bazë njerëzore, që i shërben mirëqenies dhe mbijetesës. Fëmijët që kanë mungesë njerëzore, shpesh rriten me probleme shëndetësore, sidomos kur janë ndëshkuar me metoda izolimi.”
Një studim nga faqja “Granset” zbuloi se tre të katërtat e njerëzve të moshuar në Britani ndiejnë vetmi, dhe shumica nuk i kanë treguar dikujt se si ndihen. 70%, madje, thonë që miqtë e familjarët e tyre do të befasoheshin po të dëgjonin që ata ndiheshin të vetmuar.

Related posts

Nëse e vëreni këtë gjë në lëkurën tuaj, kontrolloni mëlçinë

Gazeta Max

Festim Halili në Uashington takon kongresmenët Sessions, Mann dhe Self: Jemi me fat që kemi aleat SHBA, do vazhdojë të mbetet e pacënuar në vazhdimësi

Gazeta Max

Grubi në Click plus: Si shtet nuk e kemi luksin të largohemi nga rruga e BE-së

Gazeta Max