GazetaMax
Lajme

Besnik Emshiu dhe Feti Abazi nëshkruan kodeksin për zgjedhje fer dhe demokratike

Kandidatët e komunës së Bogovinës nga Alanca Kombëtare për Integrim, Besnik Emshiu dhe nga koalicioni VLEN- Feti Abazi sot në prani të kryetarit të komisionit komunal zgjedhorë në Bogovinë, Eles Sinani kanë nënshkruar kodensin për zgjedhje fer dhe demokratike.

Sot, së bashku me kundërkandidatin tim z. Feti Abazi, nënshkruam Kodin për Zgjedhje të Drejta dhe Demokratike për Zgjedhjet Lokale 2025.

Ky akt është një angazhim i përbashkët për të garantuar një proces zgjedhor transparent, të ndershëm dhe larg gjuhës së urrejtjes.

Zgjedhjet nuk janë betejë mes kundërshtarëve, por një garë idesh dhe vizionesh për të ardhmen e Komunës së Bogovinës.

Si kandidat nga koalicioni AKI, mbetem i përkushtuar që kjo fushatë të zhvillohet me dinjitet, respekt dhe në shërbim të qytetarëve tanë.

Falënderoj të gjithë qytetarët për përkrahjen dhe ju ftoj që së bashku të ndërtojmë një Bogovinë më të drejtë, më të zhvilluar dhe me mundësi për të gjithë, shkruan Emshiu.

Related posts

Mexhiti: Problemi i qenve endacak nuk është kompetencë e komunës së Çairit, Bujar Osmani nuk e njeh as vendin ku kandidon

Gazeta Max

Ekskluzive/ Adem Avziu pritet të jetë shef shtabi i BDI për Tetovë

Gazeta Max

Ulet numri i fëmijëve të vaksinuar në vend, gjoba prindërve

Gazeta Max