GazetaMax
Lajme

Besnik Emshiu ndan lajmin e mirë, instalohet rrjeti i ri i ujësjellësit në Siniçan

Një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës bazë po realizohet në vendbanimin Siniçan. Kandidati për kryetar të Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu, ka ndarë lajmin e mirë se ka nisur instalimi i linjës së re të ujësjellësit, një projekt që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së banorëve.

“Instalimi i linjës së re në rrjetin e ujësjellësit në v.b. Siniçan do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në furnizimin me ujë të kësaj lagjeje. Vazhdojmë…”, u shpreh Emshiu.

Ky projekt përfaqëson një hap konkret drejt zgjidhjes së problemeve shumëvjeçare me ujin e pijshëm në këtë zonë, dhe është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për investime në infrastrukturën komunale.

Emshiu theksoi se ky është vetëm fillimi i projekteve që do të realizohen në bashkëpunim me qytetarët, duke premtuar vazhdimësi dhe përkushtim për të gjitha lagjet dhe vendbanimet e Bogovinës.

Related posts

“Oligarkë maqedonas dhe liderë politik janë mbledhur në periferi të Shkupit për të alarmuar për ndikimin e shqiptarëve”, Bujar Osmani tregon detaje nga Qendra hibride politiko-ekonomike

Gazeta Max

Kryetarja e Këshillit nacional zviceran e Parlamentit federal do të drejtohet para deputetëve

Gazeta Max

Protestë e sindikatave për 1 Maj, kërkohet rritje e rrogave

Gazeta Max