Amedspori po befason të gjithë në Turqi.
Forma e tyre shpërthyese ka marrë vëmendjen e madhe, teksa krahasohen edhe me Leicester Cityn që bëri mrekullinë në Premierligë 10 vite më parë, duke fituar titullin kampion.
Epiqendra e krejt kësaj është kortezhi shqiptar i përbërë nga trajneri Besnik Hasi, dhe lojtarët e kombëtares së Kosovës si Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi të cilët janë pjesë e rëndësishme e skuadrës turke.
Amedspor, kishte mposhtur Samsunsporin me rezultat 1:2 pas golave të Gift Orban deh Dia Sabas.
Lumbardh Dellova e kompletoi ndeshjen tek Amedspori, kurse bashkëlojtari i tij, Ermal Krasniqi luajti deri në minutën e 75-të.
Pas javës së nëntë në kampionatin turk, Amedspori ka 20 pikë dhe është lartë në tabelë.
Burimi: botasot.info
