Ish-trajneri tregon gjithçka: Mu desh të boshatisja dhomën dhe raftin me shpejtësi

Paulo Fonseka i ka dhënë lamtumirën Olimpik Lionit për t’u prezantuar si trajneri i ri i skuadrës së Sporitng Lisbonës.

Portugezi ka nisur këtë aventurë të re duke u prezantuar para mediave, por gjatë konferencës ka bërë një deklaratë edhe sa i përket të kaluarës së tij në kampionatin italian, më saktësisht në pankinën e Milanit.

Portugezi, i cili u zëvendësua në mesin e sezonit nga Serxho Konseisao dy vite më parë, ka zbuluar se si gjithçka kishte qenë e paramenduar nga klubi i cili kishte vepruar në mënyrë aspak normale me të.

“Po ju tregoj një histori. Isha te Milani, po luanim kundër Romës dhe trajneri që do të merrte vendin tim, kishte firmosur tashmë. Një ditë më pas m’u desh të boshatisja me shpejtësi dhomën dhe raftin tim, pasi trajneri i ri dëshironte të hynte. Dhe a e dini çfarë? Nuk kam marrë asnjë telefonatë.

Por nuk kishte nevojë. Në futboll këto situata janë pjesë e lojës dhe nuk e mora si personale. Duhet të kuptojmë, pa hipokrizi, se këto procese janë natyrale”, tha Fonseka para gazetarëve duke treguar këtë episod të turpshëm me klubin kuqezi.

Burimi: botasot.info