GazetaMax
Lajme

Beteja për mbrojtjen e qytetarëve të Komunës se Zhelinës ka nisur!

Unë, Emir Sulejmani, nuk hyra në këtë garë për poste, privilegje apo interesa personale. Hyra sepse Zhelina meriton më shumë. Meriton ajër të pastër, rrugë të pastra, hapësira të gjelbra të mbrojtura, dhe mbi të gjitha – një udhëheqje që i shërben qytetarit, jo vetes, kështu flet ndër të tjerash në këtë intervistë të shkurtë Emir Sulejmani, kandidat i BDI për kryetar të komunës së Zhelinës.

Jeni person që vini nga biznesi, e dini çfarë do të thotë përgjegjësi, cila është lufta që do bëni në dobi të qytetarëve?

Si biznesmen dhe si njeri i vendosur, e di çfarë do të thotë përgjegjësi, punë dhe rezultat. Do të luftoj për çdo centimetër gjelbërim, për çdo hapësirë publike dhe për çdo të drejtë të qytetarëve tanë. Sepse shëndeti fillon nga mjedisi, dhe mjedisi është pasuria jonë e përbashkët.

Për shumë mandate ka pasur vetëm premtime sa i përket mbajtjes së pastërtisë në vendbanimet e komunës së Zhelinës, do vazhdoni të bëni punën ndryshe?

Pastrimi i mbeturinave dhe higjiena e fshatrave do të jenë prioritet i menjëhershëm. Nuk do të ketë më premtime boshe dhe aksione vetëm për sy e faqe. Do të ketë plan, zbatim dhe kontroll.

Sa i përket pjesës së urbanistikës si do të veproni?

Për ndërtimet pa leje dhe keqpërdorimet e së kaluarës – do të veprojmë me ligj dhe me drejtësi. Nuk do të lejoj askënd të shkelë mbi pronën publike apo private, por as të lëmë ndonjë familje në rrugë. Zgjidhjet do t’i gjejmë bashkë me qytetarët, gjithmonë në përputhje me ligjin.

Viteve të fundit komuna e Zhelinës ka qenë nga fundi sa i përket transparencës, çfarë do bëni ju që të përmirësoni gjendjen?

Zhelina do të jetë shembull i zhvillimit të qëndrueshëm. Do të investojmë në sisteme moderne ujitjeje për hapësirat e gjelbra, me sprinklerë automatikë dhe menaxhim efikas, pa shpenzime të panevojshme. Çdo hap do të jetë i planifikuar, çdo projekt do të jetë transparent, dhe çdo shpenzim do të ketë arsyetimin e tij.

Pse vendosët të futeni në garën për të parin e Zhelinës?

Vendimi im për t’u kandiduar nuk ishte spontan – ishte i pashmangshëm. Sepse nuk mund të shoh më një komunë me potencial të madh, të lënë në mëshirë të keqmenaxhimit. Zhelina është shtëpia ime, dhe shtëpia nuk shitet, nuk shpërdorohet, nuk lihet pas dore!

Kjo nuk është vetëm fushata ime – është beteja e të gjithë atyre që besojnë se Zhelina mund të bëhet më e mirë. Dhe po, unë jam gati ta udhëheq këtë ndryshim, thekson për fund Sulejmani.

Related posts

154 shoferë të sanksionuar në Shkup

Gazeta Max

Protesta në Sofje në mbështetje të bullgarëve në Maqedoni

Gazeta Max

Osmani: Dialogu, rruga e zbutjes së tensioneve mes Shkupit dhe Sofjes

Gazeta Max