GazetaMax
Lajme

Bilall Kasami: Familja është forca që më jep energji për çdo sfidë

Kandidati për mandatin e dytë për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka theksuar rëndësinë e familjes si burim kryesor të forcës dhe motivimit në jetën e tij.

“Familja është forca që më jep energji për çdo sfidë. Vlerat familjare janë themeli mbi të cilin ndërtojmë shoqërinë e shëndoshë,” ka shkruar Kasami. 🤍

Me këtë mesazh, ai ka theksuar se përkushtimi ndaj familjes dhe ruajtja e vlerave tradicionale mbeten pjesë e rëndësishme e vizionit të tij për një shoqëri të bashkuar dhe të qëndrueshme.