Kryetari aktual dhe mandatar për një mandat të ri në Tetovë, Bilall Kasami, ka vizituar sot lagjen Cetinskë, ku po zhvillohen punime intensive në kuadër të projektit për transformimin urban të kësaj zone.
Gjatë vizitës, Kasami ka inspektuar nga afër ndërtimin e rrugëve 142, 144, Hristo Anevski dhe M. Rajçeviq në BU 14-16, duke theksuar se po punohet me standarde moderne për t’u ofruar banorëve infrastrukturë cilësore dhe zgjidhje afatgjate për problemet e tyre.
“Po bëjmë rrugë të reja me standarde bashkëkohore, me çka zgjidhim problemet e banorëve, ndërsa lagjja Cetinskë merr pamje krejt të re dhe moderne,” ka theksuar Kasami.
Ai shtoi se gjatë ditës bashkëbisedoi me banorët e lagjes, derë më derë, për vizionin e ardhshëm të Tetovës dhe projektet konkrete që pritet të realizohen në katërvjeçarin e ardhshëm.
“Edhe Cetinska ishte e vendosur për Tetovën që ecë përpara dhe zhvillohet – për rrugën e vetme që e garanton këtë, për numrin 7,” përfundoi Kasami.

