GazetaMax
Lajme

Bilall Kasami në Shipkovicë: Shumë shpejt nis rikonstruktimi i rrugës lokale

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vizitoi sot fshatin malor të Shipkovicës, ku u prit me ngrohtësi dhe mikpritje nga banorët vendas. Gjatë qëndrimit, Kasami zhvilloi takime me qytetarët për të diskutuar nga afër sfidat e përditshme dhe projektet e përbashkëta për zhvillimin e zonës.

Një nga lajmet kryesore që ndau me banorët ishte njoftimi se shumë shpejt do të nisë rikonstruktimi i rrugës lokale në Shipkovicë – një projekt i rëndësishëm dhe shumë i kërkuar nga komuniteti.

“Ky projekt është i domosdoshëm dhe i shumëpritur. Do të lehtësojë qarkullimin, jetën e përditshme dhe do t’i japë një hov të ri zhvillimit të këtij fshati të bukur malor,” tha Kasami.

Ai shtoi se vlerëson lart bashkëbisedimin me banorët, të cilët sipas tij, nuk kursejnë kurrë fjalët e mira, sugjerimet dhe idetë për të ardhmen e vendlindjes së tyre.

“Mikpritja dhe dashuria e tyre për vendlindjen më japin forcë që të vazhdojmë me vendosmëri rrugën tonë për zhvillimin e komunës,” theksoi kryetari Kasami.

Projekti i rikonstruktimit të rrugës pritet të nisë në ditët në vijim, si pjesë e përpjekjeve të Komunës së Tetovës për të përmirësuar infrastrukturën në zonat rurale dhe për të afruar shërbimet publike më pranë qytetarëve.

Related posts

Spasovski: Ta bëjmë së bashku vitin e ri 2023 më të lumtur, më të begatë e më të qetë

Gazeta Max

Sotir Lukrovski nderon Ditën e Armatës: Një kujtim i çmuar nga shërbimi për atdheun

Gazeta Max

PLD propozoi Penovin për ministër të Vetqeverisjes lokale

Gazeta Max