GazetaMax
Lajme

Bilalli: Fokusi në reforma dhe ndryshime kushtetuese

Shkup, 3 Janar- Klasa politike në vitin 2023 do të jetë e nënshtruar para presionit për të zbatuar reformat veçanërisht në gjyqësorë dhe administratën publike, si dhe ndryshimet kushtetuese, vlerëson profesori universitarë, Mersel Bilalli. Ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin jo për shkak të Bullgarisë si shtet, por për shkak të komunitetit bullgar si qytetarë tanë, thotë Bilalli.

“Ne duhet t’i bëjmë ndryshimet kushtetuese jo për shkak të bullgarëve si Bullgari si shtet, por për shkak të komunitetit të cilët janë qytetarë tanë, ne nuk guxojmë ata t’i diskriminojmë dhe kjo logjikë duhet të jetë prezentë pa dallim se çka mendon ndonjë shtet fqinj. Presioni do të fokusohet në dy kahe, në drejtim të reformave veçanërisht gjyqësore, pjesërisht edhe administratës publike dhe e dyta ndryshimeve kushtetuese. Po që se kjo e dyta nuk realizohet, mendoj se ka mekanizma shtesë të cilat dukshëm do t’i dëmtojnë pozicionet e asaj strukture politike e cila mundohet të përfitojë duke anashkaluar ndryshimet kushtetuese.”, – deklaroi profesori universitar, Mersel Bilalli.

Bilalli mendon se komuniteti ndërkombëtar nuk do të jetë në favor të zgjedhjeve të parakohshme, teksa përdorimi i ndryshimeve kushtetuese sipas tij për politikë ditore dukshëm dëmton interesat vitale të shtetit.

“Eksploatimi i këtij segmenti për politikë ditore është shumë e dëmshme dhe mendoj se komuniteti ndërkombëtar nuk do të jetë në favor të zgjedhjeve të parakohshme me qëllim që ajo strukturë politike të përfiton nga eksploatimi i një çështje e cila është element vital, pra i interesave shtetërore.”, – theksoi profesori universitar, Mersel Bilalli.

Në këtë konstolacion të krizës së përgjithshme sipas Bilallit vitin e ardhshëm zgjedhjet e rregullta të mbahen së bashku me zgjedhjet presidenciale, me qëllim që të kursehen mjetet financiare dhe humbja e kohës që janë të domosdoshme gjatë procesit zgjedhor.

Related posts

Kovaçevski bëri thirrje për konsensus politik për vazhdimësi të negociatave me BE-në

Gazetamax.mk

Azeski është jashtë vendit për shkaqe shëndetësore

Gazetamax.mk

LSDM: Mësimdhënësit tani pagat le t’i kërkojnë nga SASHK

Gazetamax.mk