Pas bisedës së kryeminstrit Rama në mëngjes në podcastin “flasim” i cili disktutonte për kandidatët për Bashkinë e Tiranës dhe atë të Vlorës, nga ku kërkoi fitore të padiskutueshme për zgjedhjet e pjesshme lokale.
Rama nuk la pa ironizuar kandidatin e opozitës duke e quajtur një “kandidat komik” i propozuar nga radhët e kënetës, që imiton mua dhe shkrin së qeshuri kongresin e PS.
Shumë pak pas këtij njoftimi ka ardhë edhe reagim i kandidatit në fjalë të opozitës, Florian Binaj duke iu përgjigjuar kryeministrit se “aktori më i madhë në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke i bindur se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë”.


