Trajneri shqiptar i Struga Trim Lum, Bledi Shkëmbi, është shpallur trajneri më i mirë i xhiros së 10-të, pas fitores së rëndësishme të skuadrës së tij ndaj Shkëndijës së Haraçinës me rezultat 2:0.
Pas humbjes nga Bashkimi në xhiron e nëntë, Struga Trim Lum reagoi menjëherë, duke regjistruar fitoren e parë si mysafire këtë sezon.
Skuadra strugane zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, veçanërisht në pjesën e parë, kur edhe u shënuan të dy golat.
Meritat për këtë sukses i takojnë edhe trajnerit Bledi Shkëmbi, i cili e kishte përgatitur në detaje ndeshjen, duke analizuar lojën e kundërshtarit dhe duke motivuar futbollistët e tij për një paraqitje bindëse.
Fitorja 2:0, me golat e shënuar nga Bojku dhe Radeski, dëshmoi reagimin e shpejtë të Strugës pas humbjes në xhiron paraprake.
Për këtë arsye, Bledi Shkembi është vlerësuar si trajneri i xhiros së 10-të nga media maqedonase “SportSport”, duke u shpërblyer për përgatitjen taktike dhe suksesin e arritur me skuadrën strugane.
Burimi: botasot.info
