GazetaMax
Lajme

Blue Economy Summit sot dhe nesër në Ohër

Shkup, 2 nëntor – Në Ohër sot dhe nesër do të mbahet Blue Economy Summit, në të cilin do të debatohet për praktikat më të mira për transformimin e ujërave dhe rrethinën e tyre me zgjidhje të qëndrueshme.

Ohrid Blue Economy Summit është i fokusuar në ekonominë blu dhe është i pari i këtij lloji në rajon që trajton rëndësinë e baseneve të ujërave të ëmbla, duke u fokusuar në sfidat specifike për qëndrueshmëri në turizëm, bujqësi, prodhimit dhe sektorëve komunalë.

Pjesëmarrësit e samitit, siç bëjnë me dije organizatorët nga Prime Blue Institute, do të jenë politikëbërës, ekspertë të industrisë, institucione ndërkombëtare të zhvillimit dhe banka, organizata grupore specifike për sektorin dhe kompani që promovojnë inovacionin në teknologjitë blu dhe të gjelbra.

Samiti ka për qëllim ta rrisë ndërgjegjësimin për ekonominë blu në kontekstin e baseneve të ujërave të ëmbla në vend dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit.

Related posts

Zëvendëssekretarja shtetërore amerikane e ShBA-së Sherman, me mbështetje për Osmanin: Mirëpresim lidershipin dhe mbështetjen e fuqishme në raport me Ukrainën

Gazeta Max

Panair për punësim dhe karrierë në Gostivar

Gazeta Max

27 vjeçari nga Maqedonia kapet me 45kg kanabis në Greqi

Gazeta Max