GazetaMax
Lajme

Bogoevski: Gruevski nuk ka vuajtur asnjë ditë nga pasojat e keqpërdorimit të pushtetit

Shkup, 21 Prill – Ish-deputeti Pavle Bogoevski në “Click Plus” në TV21 tha se ish-kryeministri Nikolla Gruevski asnjë ditë nuk ka vuajtur pasojat e keqpërdorimit të pushtetit. Bogoevski tha se Gruevski u arratis në Budapest, ndërsa bashkëpunëtorët e tij sorollaten nëpër gjykata.

“Mendoj se për atë nuk ka ardhur aspak koha e keqe, ai nuk ka parë asnjë ditë pasoja negative nga sjellja e tij. Kur erdhi koha për të paguar çmimin e shpërdorimit të pushtetit, të cilin ai e kishte bërë prej vitesh, ai u arratis me guxim në Budapest, duke lënë bashkëpunëtorët e tij të vetëm para gjykatave dhe duke marrë përgjegjësinë, ndër të tjera, edhe për veprimet e tij“, tha Bogoevski.

Related posts

Vendi më radioaktiv në botë, i pabanueshëm edhe për 20 mijë vjet të tjera (Video)

Gazeta Max

Grubi: Nga sot në Maqedoni të Veriut hyrja dhe dalja pa certifikatë vaksinimi

Gazeta Max

Jankullovski: Mjetet nga Hungaria i presin komunat për projektet zhvillimore, ndërsa ekonomia duhet të jetë bartëse e aktivitetit të përshpejtuar ekonomik

Gazeta Max