GazetaMax
Ballina

“Boll ma” quhet kënga më e re nga Valdet Luka, një super projekt

Ka një zë mjaft të bukur e kur është puna te kêndimi live ai të kënaq shpirtin e bën mjaft atmosferë. Eshtë fjala për këngëtarin me origjinë nga Ulqini por që jeton në Amerikë Valdet Luka, i cili sapo ka publikuar projektin më të ri muzikor që mban titullin ” Boll ma”. Ai ka bashkëpunuar për muzikë dhe tekst me Valon Biba, ndërsa arranzhmani është realizuar në studion e hitbërësit Nexhat Mujovi-Wirusi. Kënga ka edhe një videoklip të përshtatur mjaft bukur realozuar në Shkodër nga produksioni Power Media. Artisti i cili merret me muzikë që nga viti 2001 duke nisur si muzikant e më pas nga 2006-ta si këngëtar. Valdeti është i fokuesuar kryesisht në gëzimet dhe ahengjet familjare dhe mjaft i kërkuar. Mësojmë se para verës ai do të sjellë një super bashkëpunim e deri atëherë lë të shijojmë këngën e tij të re e cila po pritet mjaft mirë dhe mund ta klikoni në linkun më poshtë.

Related posts

LAB rrëfen për Radio 21 se cili është projekti i rradhës nê aktrim pas muzikës

Gazeta Max

Flori Lloga dhe Bes Kallaku kanë qëlluar në këtē bashkëpunim të tyre

Gazeta Max

Të jetuarit në fshat ndikon pozitivisht në shëndetin mendor

Gazeta Max