GazetaMax
Lajme

Borell: Dënoj fuqishëm çdo thirrje për dhunë

Shkup, 31 janar – Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borell, sot e dënoi incidentin me sulmin në Ohër, duke theksuar se të papranueshme janë deklaratat që i japin disa politikanë nacionalistë.

Ai gjatë takimit të sotëm me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, shprehu besimin se përgjegjësit e incidentit do të dalin para drejtësisë.

“Unë kam besim nga paralajmërimi i qeverisë suaj se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë. Por në të njëjtën kohë dëgjojmë edhe deklarata të papranueshme nga disa politikanë nacionalistë, të cilat nxisin urrejtje dhe nënkuptojnë dhunë. Ajo vetëm mund të rrisë më tej tensionet dhe nuk kontribuon në një atmosferë të favorshme për marrëdhënie të mira fqinjësore. Unë dënoj fuqishëm çdo thirrje për dhunë, tha Borell.

Sipas Borell, është thelbësore të punohet së bashku dhe të krijohet një atmosferë dialogu dhe respekti reciprok.

Related posts

Rruga Tetovë-Prizren/ Grubi në Debat Plus: Fillimisht do bëjm projektin pastaj do sigurojmë mjetet

Gazeta Max

Izet Mexhiti: Anëtarësia e Aleancës nuk i është përkulur kurrë BDI-së, Taravari rrezikon ta djegë edhe veten

Gazeta Max

Miteva: Arsovska është fajtore për kaosin në Shkup, të japë dorëheqje

Gazeta Max