Braathen sërish i paarritshëm

Ashtu si në garën e sllallomit të madh, edhe gara e parë e sllallomit të sezonit i takoi skiatorit Lucas Pinheiro Braathenit nga Brazili, i cili triumfoi bindshëm në Levi të Finlandës.

Pinheiro Braathen zuri vendin e parë me kohën 1:48.04 minuta, duke qenë 56 të qindtat më i shpejtë se francezi Clément Noël dhe 73 të qindtat më i shpejtë se zvicerani Loïc Meillard.

“Ashtu si vitin e kaluar, Braathen dhe Noël zunë dy vendet e para. Pinheiro Braathen u bë skiatori i parë që arrin të fitojë dy herë radhazi në Levi.

Bazat për suksesin e radhës i vendosi që në lëshimin e parë, kur krijoi 65 të qindtat e sekondës epërsi ndaj Noël, ndërsa në fund përfundoi 56 të qindtat para francezit.

Kështu, Braathen e nisi sezonin 2026/27 me bilanc të përsosur prej 200 pikësh, pasi kishte triumfuar edhe në sllallomin e madh në Solden”, shkruan mediumi slloven “Sport”.

Renditja
1. Lucas Pinheiro Braathen (Brazili) 1:48.04
2. Clement Noël (Franca) +0.56
3. Loïc Meillard (Zvicra) +0.73
4. Fabian Ax Swartz (Suedia) +0.86
5. Alex Vinatzer (Italia) +0.87
6. Paco Rassat (Franca) +0.89
7. Atle Lie McGrath (Norvegjia) +1.10
8. Eduard Hallberg (Finlanda) +1.29
9. Samuel Kolega (Kroacia) +1.31
10. Albert Popov (Bullgaria) +1.51

Burimi: botasot.info