GazetaMax
Kuriozitete

Brazili konsolidon kreun, Italia kalon Spanjën! Si renditen Shqipëria dhe Kosova?

Është publikuar renditja e FIFA-s për skuadrat kombëtare të futbollit dhe Brazili vazhdon të qëndrojë në krye, i ndjekur nga Belgjika dhe Argjentina. Franca zë vendin e katërt, ndërsa Anglia renditet e pesta.
Italia ka kaluar Spanjën dhe është ngjitur në vendin e 6-të, në vendin e tetë qëndron Holanda dhe pas saj vijnë Portugalia, Danimarka dhe Gjermania (që zë vendin e 11-të).
Në shtator janë luajtur rreth 172 ndeshje ndërkombëtare dhe Brazili ka rritur avantazhin ndaj rivalëve, në këtë klasifikim.
Kombëtarja shqiptare e futbollit zë vendin e 66-të në renditje, pa ndryshuar asnjë pozicion në krahasim me muajin e kaluar, ndërsa Kosova ka humbur një pozicion dhe ka zbritur në vendin e 107-të në renditjen botërore.

Related posts

Real Madrid nuk do të kthehet në garë për Kylian Mbappe

Gazeta Max

“Adios” Barcelona, ja ku po transferohet Dembele

Gazeta Max

Holanda publikon listën për Kupën e Botës ‘Katar 2022’

Gazeta Max