GazetaMax
Lajme

Bruno Ceka mbledh bashkë gjeneratën e parë të Shkëndijës

Mallë, nostalgjia, respekti dhe dëshira për të qenë bashkë. Për të jetuar e shijuar të tashmen, duke kujtuar të kaluarën. Ideja komplet e veprimtarit e patriotit të shquar tetovar, me qëndrim në SHBA, kryetari i Kongresit Panshqiptar Amerikan, Harun Ceka-Bruno.

Në fakt vetëm për pak kohë ishte ide, sepse Bruno u hodh menjëherë në aksion dhe gjithçka kaloi në realizim. Ftesa kishte këtë përmbajtje: “Të hënën në orën 20:00 mblidhemi sërish si në vitin 1979 te qebaptorja Matranç”! Mendoni se gjeni një anëtarë të gjeneratës së parë të Shkëndijës, ata që luajtën për këtë fanellë që në themelim për t’i thënë jo kësaj ftese? Sigurisht se jo!

Natyrisht më vonë kur gjithë do të ishin bashkë, nuk u lanë pa u kujtuar edhe ata që nuk janë më në mesin tonë, madje u nderuan me një minutë heshtje të ndjerët Xhemaludin Abazi (trajneri i parë i Shkëndijës), Namik Ramadani dhe

Shani Fetai (autor i dy golave të parë të Shkëndijës).

Në mikëpritjen e pronarit të qebaptores “Matranç”, z. Remzi Xheladini, i pari do të vinte organizatori i përpiktë Bruno Ceka. Vijnë pas tij shokët që e mbështetën të bënte këtë organizim profesor Menan Memedi e Faik Ademi. Vijnë tjerët si Abdyrezak Rustemi, Genc Kuriu, Gajur Luma, Adnan Abduraimi, Muhedin Rustemi, Ymer Hasani, Afrim Jonuzi, Rauf Ramadani. Fillon të ndjehet atmosfera e Shkëndijës 79, emocione e nostalgji mes miqësh të vjetër e që disa nuk ishin takuar tashmë një kohë. Vazhdojnë të vijnë Zeni Arifi, Mustafa Mustafai, Hysen Demiri, Pajazit Arifi, Nasir Kuliku,……

Bruno Ceka pret njerëzit, por shfaqen edhe shenjat e para të emocionit të papërmbajtshme, teksa pret arritjen e Qazim Halilit, Beqir Xhaferit, Adnan Beadini, Semi Esati, Zarif Arifi.

Mbrëmja bëhet madhështore pasi krahas angazhimeve të shumta, darkës së Brunos e gjeneratës së parë të Shkëndijës i bashkohet pronari i kompanisë Ecolog dhe sponsor i Shkëndijës, z. Lazim Destani i shoqëruar nga akademiku Abdylmenaf Bexheti. Vjen më pas Besim Ibraimi i grupit Elita 5, bashkë me solistin Arif Ziberi që nderuan mbrëmjen. Organizatorë kishin thirur edhe gazetarë e ndërkohë Bruno dhe të tjerët nuk përmbajtën emocionet kur krahas problemeve shëndetësore, me grupin u bashkua Haqim Memedi. Nga KF Shkëndija aktuale mbëritën drejtori sportiv Harun Isa dhe anëtari i kryesisë Lulzim Imeri.

Harun Ceka dëshironte të respektojë secilin, duke i kërkuar profesorit Faik Ademi që të hapte mbrëmjen, e ky përfitoi nga prezenca e zëdhënësit të Shkëndijës, Faton Zylbehari që të merrte përsipër moderimin. E nisur në mënyrë modeste, mbrëmja po merrte pamjen e një eventi serioz dhe pas prezantimit të idesë së takimit me inicim, organizim dhe sponsorim të Harun Cekës, fjalë rasti morën kapiteni i parë Genc Kuriu, z. Lazim Destani dhe padyshim organizatori i mbrëmjes Harun Buno Ceka.

Në fjalët e secilit ndjeje nostalgji e krenari për të kaluarën e gjeneratës 1979, atyre në vazhduan klubin qoftë në rithemelim 1992 e më vonë, apo epokës së Ecologut prej kur Shkëndija rregullisht është pjesë e Kupave Evropiane.

Një “shkëndijë” do të paraqiste një pjesë e prononcimit të z. Lazim Destani që duke u drejtuar me respekt të pranishmëve tha se meritojnë një vend të veçantë në stadiumin e ri! Opaaa, e thotë Lazim Destani!!! Tetova duket se më në fund do të ketë stadium të denjë.

Remzi Matrançi me krenari shijonte praninë e atyre që i dhanë jetë Shkëndijës, i përshëndeti me fjalë rasti, por më shumë se kaq si gjest që bie në sy ishte “sheqerparja” dhe “furundaki” i përgatitur nga lokja e Matrançve, kur kishte dëgjuar se ashtu si 1979 te qepabtorja do të vinin djemtë e Shkëndijës, tashme me një moshë të mesme.

Bruno Ceka foli qartë për Shkëndijën, themelimin, mallëngjimin, kontributin e secilit që ishte aty, tjerve që mbajtën klubin ndër vite dhe periudhën shumë të rëndësishme prej kur Ecolog menaxhon klubin.

“Dhjetëshe” tradicionale nga “Matrançi” për secilin, darkë e shijshme në shoqërim nga miqësia e sinqertë e plotë histori. Ëmbëlsira e bisedë e relaksuar, kujtime, propozime, ide për të ardhmen,…. Cigare për pas darke e vazhdim të muhabetit, pa munguar purot e brenduara “LD” nga filantropi Lazim Destani. Bëhet ora gati 22:00, e biseda s’ka të ndaluar.

Një fotografi e përbashkët nuk mund të mungonte për të memorizuar në kujtesë këtë mbrëmje që urojmë të bëhet tradicionale.

Në fytyrat e secilit duket se shijuan në maksimum mbrëmjen, nga KF Shkëndija erdhi ftesa të enjten të gjithë të jenë mysafirë nderi për duelin kundër Haverfordwest County nga Uellsi në xhiron e parë eliminatore të UEFA Europa Conference League.

Përqafime pafund në ndarje që është tregues i qartë se të gjithë shijuan pafund takimin, e më i lumtur me të drejtë meritonte të ishte Harun Ceka.

Mbrëmë në restorantin Matranç në Tetovë u tubua gjenerata e artë e SHKËNDIJA 79. Pronari i saj Lazim Destani. Akademiku Abdylmenaf Bexheti, Arif Ziberi nga Elita 5. Legjenda e futbollit Haqim Memeti. Te gjithëve ju falenderoj për pjesëmarrjen tuaj!! ”, do të postonte Harun Bruno Ceka në Facebook pasi kishte pushuar e qetësuar emocionet e një nate fantastike për të cilën vetë ai ishte meritor.

Bravo Bruno, të lumtë e respekt pa fund!!!

Related posts

Borxhi i Komunës së Gostivarit gati 8 milionë euro

Gazetamax.mk

Paralajmërim i frikshëm i Zelenskyt: Nëse negociatat dështojnë, do të kemi Luftë të Tretë Botërore

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Nuk është koha për pikë dhe ankande politike, por për krijimin e politikave për të mirën e të gjithë qytetarëve

Gazetamax.mk