GazetaMax
Kuriozitete

Buffon tregon se kë favorizon për Scudetto – sezonin e ardhshëm

Gianluigi Buffon ka folur në lidhje me titullin e Seria A për sezonin e ardhshëm.
Sezonin që lamë pas Milani u kurorëzua kampion italian.
‘Rossonerët’ arritën të siguronin Scudetton pas një gare të ngushtë me rivalin e qytetit, Interin.
Por, se kush do ta fitojë sezonin e ardhshëm titullin e ligës italiane është përgjigjur legjenda e Juventusit, Gianluigi Buffon.
“Unë shoh Juventusin dhe Interin përpara gjithë të tjerëve, me Bianconerët që do të mbajnë një avantazh të lehtë dhe Milanin prapa tyre”, ishin fjalët e portierit për ‘La Stampa’.
Edhe këtë edicion pritet të zhvillohet një garë e ‘nxehtë’ për titull, duke marrë parasysh përforcimet e ekipeve italiane.

Related posts

Goditje për Argjentinën, humb mesfushorin para Botërorit në Katar

Gazeta Max

Inzaghi i kënaqur me fitoren ndaj Bologna: Kemi fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit, s’kemi pse shohim tabelën

Gazeta Max

Përfundon “telenovela”, për këtë skuadër do të luajë Dembele

Gazeta Max