GazetaMax
Lajme

Bujar Osmani: 23 vjet pas, Ali Ahmeti do të nis një projekt tjetër

Sfida e radhës së Bashkimit Demokratik për Integrim është bashkimi i shqiptarëve. Këtë e ka paralajmëruar mbrëmë në takim me qytetarët Shefi i Diplomacisë së vendit dhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani.

“Gjithmonë kur është sfiduar bashkimi, Ali Ahmeti e ka sfiduar me bashkim edhe më të madh. E keni dëgjuar para disa kohe, në një intervistë kur me mllef tregonte se si i vjen turp kur takohet me ndërkombëtarët; partitë maqedone parti me një liderët e tyre, partitë shqiptare secila me nga pesë persona për shkak se nuk i besojnë njëri tjetrit. Mesazhi i tij ishte se do të nisë një projekt tjetër, bashkimin e shqiptarëve si asnjëherë më parë, Fronti për Europë”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, nëse Marrëveshja e Ohrit rrumbullakoi barazinë, tash është koha e Bashkimit Europian.

“Vetëm BE garanton misionin e ri. Nëse kapitulli i parë ishte barazia, e radhës është cilësia e jetës”, përfundoi ai.

Related posts

Mariçiq: Të qëndrojmë konsekuent në qëllimin strategjik dhe t’i vazhdojmë negociatat me BE

Gazeta Max

Mariçiq për vizitë dyditore pune në Pragë

Gazeta Max

Cilat vende mund të zëvendësojnë gazin rus?

Gazeta Max