GazetaMax
Lajme

Bujar Osmani: Çairi nuk është i plotë pa zërin e mërgatës sonë

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka zhvilluar një takim të veçantë me pjesëtarë të mërgatës nga Çairi, duke theksuar rolin thelbësor që diaspora ka në jetën sociale, ekonomike dhe shpirtërore të kësaj komune.

Në një postim publik pas takimit, Osmani shprehu mirënjohje dhe respekt të veçantë për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit, duke theksuar se zemra e tyre vazhdon të rrahë për Çairin, pavarësisht largësisë fizike.

“Me njerëz që, edhe pse fizikisht larg, zemrën e kanë këtu në rrugët, lagjet dhe familjet tona,” – theksoi Osmani, duke nënvizuar lidhjen e ngushtë emocionale dhe shpirtërore të diasporës me vendlindjen.

Ai vuri në pah një nga shqetësimet më të thella që u ngrit gjatë bisedës: mospërfshirja e mërgatës në vendimmarrje dhe ndjesia e përjashtimit nga proceset politike dhe institucionale në vendin e tyre të origjinës.

“Një komunitet që dërgon mbështetje, remitanca, ide dhe dashuri, por që – kur vjen puna për të vendosur për të ardhmen – nuk dëgjohet, nuk përfaqësohet, nuk përfshihet,” – u shpreh ai me shqetësim.

Osmani e cilësoi këtë si një padrejtësi të madhe, që duhet të korrigjohet, duke u angazhuar për ta bërë diasporën pjesë të pandashme të proceseve vendimmarrëse lokale dhe kombëtare.

“Çairi nuk është i plotë pa zërin e atyre që na përfaqësojnë me krenari jashtë vendit,” – theksoi kandidati i BDI-së.

Ky takim vjen në kuadër të fushatës së Osmanit për zgjedhjet lokale, ku ai po përpiqet të ndërtojë një platformë gjithëpërfshirëse që i jep zë çdo kategorie të shoqërisë – nga banorët rezidentë deri te mërgimtarët që kontribuojnë çdo ditë për zhvillimin e vendlindjes.

Related posts

Diplomati Burim Bilali përfaqëson vendin në bisedimet e ratifikimit me Organizatën Botërore të Tregëtisë

Gazeta Max

Zgjedhjet në Serbi/ Ali Ahmeti me thirrje për shqiptarët: Dalje masovike, mbështetni kandidaturat shqiptare për deputet

Gazeta Max

Petrovska për vizitë në SHBA, takime në Pentagon dhe Departmentin shtetëror

Gazeta Max