GazetaMax
Lajme

Bujar Osmani: Programin për Çairin e formësojmë së bashku me qytetarët

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, që nga dje ka filluar fushatën në terren për mbledhjen e ideve dhe propozimeve për programin. Me komunikim të drejtpërdrejtë derë më derë, takime dhe biseda të hapura me banorët, Osmani po e ndërton programin për Çairin së bashku me ata që i njohin më së miri problemet – qytetarët e Çairit.

“Çairi do të ketë programin më të plotë dhe më të argumentuar deri tani – program që do të dalë nga çdo cep, çdo rrugë, çdo lagje. Asnjë ide nuk do të jetë e vogël, asnjë propozim nuk do të mbetet pa u shënuar. I ftoj qytetarët të përfshihen dhe të kontribuojnë që së bashku ta ngremë komunën nga hiri,” deklaroi Osmani.

Qytetarët mund të paraqesin propozimet e tyre për komunën përmes kontaktit të drejtpërdrejtë në terren, me telefon apo në mënyrë elektronike. Çdo ide do të ndihmojë në formësimin e planit që do t’i mundësojë Çairit më në fund të ecë përpara dhe t’i zgjidhë problemet e grumbulluara ndër vite.

https://www.swisstransfer.com/d/a9c7d662-8e3d-4ee0-82e8-953387021870

Related posts

Besim Koka emërohet Shef i shtabit zgjedhor të VLEN për komunën e Çairit

Gazeta Max

Vuçiq në hall, nuk siguron lëvizjen e avionit për aterimin e Lavrovit në Beograd

Gazeta Max

Aksident i rëndë në Gjorçe Petrov, përplaset për vdekje një person

Gazeta Max