GazetaMax
Lajme

Bujar Osmani uron kryeministrin Rama për rizgjedhjen në krye të qeverisë

Kandidati për kryetar komune të Çairit, nga radhët e AKI-së, Bujar Osmani përmes një postimi ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për rizgjedhjen e tij në krye të qeverisë së Shqipërisë duke uruar suksese në vazhdimin e angazhimit të tij për Shqipërinë Europiane.

I dashur Kryeministër Rama,

Kam pasur privilegjin të dëshmoj përkrahjen dhe angazhimin Tuaj të vazhdueshëm në mbështetje të rrugëtimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit në tërësi. Ky vizion i përbashkët ka shërbyer si frymëzim dhe udhërrëfyes për forcimin e perspektivës sonë euroatlantike.

Shpreh gëzimin tim të sinqertë për suksesin e Republikës së Shqipërisë në këtë drejtim, ndërkohë që mbetem i bindur se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian përbën një nevojë strategjike pa alternativë.

Ju përcjell urimet më të përzemërta për rizgjedhjen Tuaj dhe shumë suksese në përmbushjen e përgjegjësive të larta shtetërore.

Related posts

Mariçiq: Të qëndrojmë konsekuent në qëllimin strategjik dhe t’i vazhdojmë negociatat me BE

Gazeta Max

Nga mesnata shtrenjtohet benzina

Gazeta Max

Cilat janë top 5 përfitimet nga Dialogu strategjik me SHBA?

Gazeta Max