GazetaMax
Ballina

Bushi në Forumin e Salzburgut: Jemi përkrah nismave të përbashkëta për parandalimin e emigracionit

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi po merr pjesë në konferencën ministrore të Forumit të Salzburgut që po mbahet në Vjenë.

Bushi gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve ka thënë se Republika e Maqedonisë së Veriut pa rezervë përkrah të gjitha nismat e përbashkëta në rajon që kanë për qëllim ballafaqimin me sfidat e emigracionit dhe luftën kundër dukurive kriminele që burojnë nga ky fenomen. Ne si shtet njohim mirë rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërkombëtare pasi që vetëm përmes tyre ne të gjithë bashkë mund të garantojmë sigurinë dhe stabilitetin politik të shteteve Europiane.

“Suksesi i çdo vendi, përkatësisht Ministrive për Punë të Brendshme varet nga mekanizmat efektive që kanë për qëllim bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rajonal si dhe nga këmbimi i informatave operative. Vlerësoj lartë se përkrahja e Bashkimit Europian është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe veprimi i institucioneve të BE-së në këtë fushë përmirëson ndjeshëm situatën me emigracionin”, ka thënë zëvendësministri i brendshëm Bushi.

Sipas zëvendësministrit të Brendshëm, Nazim Bushi mbështetja e miqve ndërkombëtar për Maqedoninë e Veriut me qëllim të ballafaqimit tash e disa vite me flukse të njëpasnjëshme të emigrantëve në vendin tonë është e një rëndësie të veçantë.

Related posts

Rrethohuni nga e kaltërta, largon stresin në dhomën e gjumit

Gazetamax.mk

Rita shkëlqeu në këtë fustan me plotë lule, zbulon prapaskenat e qepjes së tij!

Gazetamax.mk

Llojet e dhimbjeve që s’duhet t’i injoroni

Gazetamax.mk