GazetaMax
LAJME

Bushi pret ambasadorin italian: Bashkëpunimi mes dy vendeve i rëndësishëm

Shkup, 5 Maj – Bashkëpunimi mes ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministrisë së Brendshme të Italisë është në nivel të lartë profesional, në veçanti mes dy policive ku përfshihet shkëmbimi i shpejt dhe profesional i të dhënave operative.

Kështu është shprehur zëvendësministri i Brendshëm, Nazim Bushi gjatë takimit me ambasadorin e Italisë në Shkup, Andrea Silvestri dhe zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë Publike të Italisë, Vittorio Rizzi.

Sipas Bushit i gjithë ky bashkëpunim është në frymën e marrëdhënieve tradicionale miqësore mes dy shteteve, fakt ky i cili u konfirmua edhe nga vetë delegacioni italian të cilët cilësojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut si një partnere të shkëlqyer në çdo çështje.

Zëvendësministri i Brendshëm, Nazim Bushi me këtë rast ka shprehur mirënjohje për përkrahjen që shteti Italian i ka dhënë Maqedonisë së Veriut gjatë rrugës së anëtarësimit në NATO dhe për përkrahjen që tani e jep gjatë negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Related posts

Murtezani nënshkruan marrëveshje për sponsorizimin e Forumit energjetik të Maqedonisë 2023

e-max

77% e përdoruesve nuk e njohin procedurën e reklamimit pranë operatorit postar

e-max

DASH paralajmëron qytetarët amerikanë që udhëtojnë në Ukrainë me rrezik të kapjes apo vdekjes

e-max