GazetaMax
Lajme

Kovaçevski: Na pret një vit i vështirë, më kritiku pas Luftës së Dytë Botërore

Shkup, 5 Maj – Kryeministri Dimitar Kovaçevski në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se na pret një viti i vështirë, përkatësisht më kritiku pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai shton se ka krizë energjetike, luftë, Covid-19, si dhe rritje të vazhdueshme të çmimeve.

“Presim një vit jashtëzakonisht të vështirë, ky është viti më kritik që nga Lufta e Dytë Botërore. Covid-19 është ende, gjithashtu një periudhë krize energjetike që praktikisht filloi në fund të vitit të kaluar, dhe mori vrull në fillim të këtij viti, dhe përveç kësaj momentalisht është lufta në Ukrainë”, tha Kovaçevski.

Sipas tij, kjo ka përkeqësuar më tej kushtet ekonomike dhe të tregut tonë duke rritur çmimet.

Related posts

Mashtronte qytetarët duke iu ofruar shërbime me pagesë

Gazetamax.mk

Stoilkoviq: Duke festuar Ditën e Alfabetit Shqip, ne konfirmojmë angazhimin tonë për ruajtjen e bashkëjetesës në një shoqëri shumëetnike dhe shumëgjuhëshe

Gazetamax.mk

Migrimi i të rinjëve shqetësim për tregun e punës

Gazetamax.mk