GazetaMax
Lajme

Bytyqi: Askush nuk do të lihet anash, u ndihmojmë 200.000 qytetarëve

Shkup, 22 tetor – Nënkryetari i LSDM-së Fatmir Bytyqi në intervistë për “24 info” tha se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja me sukses menaxhon në kushte të krizës ekonomike dhe energjetike, zbaton numër të madh të masave dhe paralajmëroi edhe masa të reja antikrizë.

“Treguam se kujdesemi, se askush nuk do të lihet anash dhe se ndihma dërgohet aty ku nevojitet”, tha Bytyqi, dhe shtoi se kjo krizë, si dhe kovid kriza është e paparaparë dhe kërkon adaptim me kohë dhe të vazhdueshëm.

Bytyqi mes tjerash u përqëndrua në masat e miratura të fundit antikrizë – një pjesë prej të cilave janë ndihma financiare për kategoritë më të prekura të qytearëve, ndërsa pjesa tjetër ndihmë për qëndrueshmërinë e likuiditetit të kompanive, si dhe mekanizmave për ballafaqim me krizën energjetike.

“Implikimet fiskale të kësaj pako të masave janë mbi 360 milionë euro, prej tyre mbi 18 milionë janë ndihmë e drejtpërdrejtë financiare  për rreth 200.000 qytetarë, të cilët  janë më të eksponuar në pasiguri”, tha Bytyqi.

Lidhur me krizën energjetike, Bytyqi tha se me masat për subvencionimin tashmë u sigurua stabilitet për kompanitë, të cilët në masë më të madhe janë në grupin e kompanive mikro, të vogla dhe të mesme dhe këtu janë 70.000 kompani.

Nënkryetari i LSDM-së, Bytyqi kumtoi se në faze përfundimtare janë negociatat me Komisionin Evropian, ku u miratua shumë prej rreth një miliardë euro për ndihmë të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe se nga FMN-ja shtetit do t’i miratohen 530 milionë euro, prej të cilave këtë vit mund të tërhiqen 110 milionë euro për përkrahje buxhetore dhe përmirësimin e pozitës së likuiditetit atë buxhetit.

Related posts

Polici e gjobit, i dyshuari ia publikon foton në Facebook me përshkrim urrejtës

Gazetamax.mk

Scholz mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, por me një kusht

Gazetamax.mk

Enuzi: NP Higjiena Komunale-Shkup për çdo ditë kujdeset për pastërtinë e Urës së Gurit në Shkup

Gazetamax.mk